Dorëzohet Beogradi: Atifete Jahjaga ftohet si Presidente në Beograd

Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Konferenca prite të mbahet në kryeqytetin serb prej 31 tetorit deri më 2 nëntor.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.

“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjecare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet.

Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit