10.6 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Fadil Poniku dhuroi 110 herë gjak për të sëmurit

SAMSUNGPesëdhjetenjëvjeçari Fadil Poniku nga Prizrenit, deri më tash ka dhuruar vullnetarisht 110 herë gjak për të sëmurit. Ai tregon se këtë gjest nuk e ka bërë për përfitime materiale. Përveç, në Prizren ai ka dhuruar gjak në Durrës dhe Ulqin.

“Zoti ka thënë që unë të jap jo më pak se 110 herë gjak për të shpëtuar jetë njerëzish. Nëse këtë e llogarisim në litra, janë pak më tepër se 40 litra gjak”, rrëfen Poniku për TV Besa.
Fadili tregon se çdo herë kur jep gjak, ndjen një qetësi shpirtërore.

“ Ndjehem i lumtur sepse e di se me atë gjak shpëtoj një jetë të njeriut”,shprehët ai.

“Nuk i dalloj njerëzit se kujt t’i jap e kujt jo gjak. Secilit nevojtar i kam dhuruar pa dashur të dijë besimin e tij as gjendjen e tij ekonomike”.

Fadil këtë akt human ka filluar tw bartë edhe tek bijtë e tij.

“Zoti njeriun e ka falë të bëjë sa më shumë të mira ne jetë, ngase vetëm të mirat janë pasaporta e secilit për të trasuar të ardhmen e mirë të një populli”

Shasivar Shasivari, shef i Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin e Prizrenit, thotë se Fadili është një lider i dhurimit të gjakut.

Fadili do të mbetet lider për dhurim të gjakut dhe lider për humanizëm ndoshta jo vetëm në komune e Prizrenit por edhe më gjerë”./TV Besa/

Më Shumë

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci ende i zhdukur që nga 23 janari

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma. Djali i...

Liria dhe Vushtrria në betejën për Superligë – data dhe stadiumi i barazhit

Pas sigurimit të pozitës së dytë në grupet përkatëse të Ligës së Parë, Liria dhe Vushtrria, do të duhet që të luajnë ndeshje mes...

Lajmet e Fundit