13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kuqezinjtë mundin faqezinjtë

Blerim RrecajShkruan:Blerim Rrecaj

Paraqitja dinjitoze në kryeqytetin e turpit në Beograd të Serbisë raciste e kriminale e Shqiponjave Kuqezi vazhdon të ketë jehonën e saj çdoku nëpër shqiptari e edhe nëpër botë. Kanë kaluar disa ditë e po kalon edhe java dhe fitorja e Kuqezinjëve-Autochtonous na vetëdijësoj se ka ardhur koha kur ne mundim t’ua ndalim hovin bishave, egërsirave, kriminelëve, racistëve, fashistëve. Për të na u kujtuar fjala e Mitat Frashërit: “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”.

Fitorja në fushën e shtetit fashist siç ishte ajo e natës së 14 tetorit e gëzojë e s’ka se si të mos e gëzojë zemrën e çdo shqiptari dhe e çdo njeriu normal. Sepse kriminelët në kor kërkonin vdekjen për shqiptarët. Dhe shqiptarët të bashkuar si asnjëherë më parë ia filluan festën, aty e kudo ku u ndodhën. Armiku e armiqtë e tërbuar i dogji zjarri vullkanik i shqiponjës me të dy krahët e saj Ismail Qemalin e Isa Boletinin duke fluturuar e cila zbriti në tokë duke u bërë së bashku me bijtë e vet, kuqezinjtë e sotëm, të përhershmit e të përjetshmit.

Kjo fitore e ky gëzim trembi edhe hutoi disa idiotë antikombëtarë, sa për të na u kujtuar edhe njëherë maskarenjtë që hedhin baltë mbi atdheun e shqiptarëve të cilët qysh pas përfundimit të ndeshje me ndonjë të tyre u munduan të bëjnë një lloj barazimi mes shqiptarëve e serbëve. Dikush në stilin e tij të vjetër shkreton në facebook, në gazetë a në television dhe merr përgjigjen e merituar se e meriton epitetin prostitutë e politikave antikombëtare…

Dhe vazhdojnë debatet nëpër televizione që me lloj lloj analistësh po e bëjnë gallatë e po e paraqesin paedukatën e tyre me blla blla blla…Por shumë maska ranë e po bien. Kuqezinjtë na dhanë krahë. I dhanë krahë edhe gazetares së guximshme Erisa Zykës e cila ua bëri të ditur qarqeve të Bashkimit Evropian se po vëhet pafytërësisht në anën e racistëve të Beogradit.

Na dhanë krahë dhe mjetet e informimit si webportali shkollor “Udha e Shkronjave” edhe me anën e një motoje shumë domethënëse përballë çështjes: “NUK JAM RACIST” apo “NUK JAM RACIST dhe NUK LEJOJ RACIZËM”. Ju lumtë të gjithëve që dhanë e po japin kontributin e tyre për rizgjim kombëtar e njerëzor.

Derisa hap emailin dhe nga një shok lexoj poezinë që ka shkruar si reagim ndaj ndeshjes dhe e ka titulluar: “Dashuria Kuqezi” shkruaj për të kështu: E lexova poezinë e më pëlqeu sepse bukur i kishe kombinuar ndjenjat e mendimet. Çuditem me ca robotë antikombetarë që ende thonë, se duhet të mbizotëroj arsyeja e jo te jemi emocionalë, sidoqoftë për vete e kanë e mbase do shërohen dalngadalë…Interesante, e magjishme, mistike kjo Dashuria Kuqezi. Kur në mënyrë kafshërore serbët menduan se do ta lëndojne e t’i japin një goditje për ta dobësuar e ligështuar kjo dashuri mori krahë, fluturoi e u tall mbi kokat e sëmura kriminale e raciste te tyre dhe i shokoi me madheshtinë e saj. Vazhdoj të ndjej frymen e mrekullisë që nga ajo natë dhe kjo frymë është përsëritje e frymës së 100 vjetorit të 28 Nëntorit…

Vazhdon përgëzimi për Kuqezinjtë anembanë trojeve shqiptare e anembanë kontinenteve.

Nga faqja Faik Konica marr edhe këtë thënie që në njëfarë mënyre përmbledh mrekullinë kuq e zi: “Mos prit luftën e madhe. Që të nxehësh zemrat, që ta afrosh ditën e mirë, qite pallën, hidhu bëj një trimëri të shkëlqyer për atdhenë të çuditen bota e të çuditemi të gjithë.”

E “ç’të marr tjetër” thotë një varg i Dritëro Agollit. Shumëçka mund të jetë përgjigja dhe derisa ende jemi të rekulluar nga kuqezinjtë njëri nga falenderimet e shumta të heronjëve që siç tha Elvis Hoxha zyrtarizuan heroizmin shqiptar dhe bukur e shprehën “Plisat” mirënjohjen me fjalët: “Përulemi para veprës së tyre”.

Më Shumë

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Lajmet e Fundit