Thaçi synon Presidencën

Thaci14-02Hashim Thaçi duket se përfundimisht ka hequr dorë nga përpjekja për krijimin e qeverisë ‘Thaçi 3’. I pari i PDK-së sipas burimeve të gazetës tani është duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje me liderët e Bllokut për dalje nga kriza në të cilën është futur vendi që nga 8 qershori.

Sipas këtyre burimeve, PDK parimisht ka pranuar të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe drejtimit të qeverisë, me kusht që Blloku ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit, pas skadimit të mandatit pesëvjeçar të presidentes Atifetet Jahjaga.

Ky burim ka bërë të ditur se PDK-ja po ashtu do të jetë pjesë e pushtetit.

“PDK është e gatshme që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë nëse do të merrte premtimin e Bllokut se Hashim Thaçi do të votohej për president, pasi Atifete Jahjagës t’i kalonte mandati në vitin 2016”, ka thënë ky burim i gazetës. /Tribuna/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit