Zgjedhjet në dimër

zgjedhjet5Fillimi i vitit 2015, kërkohet ta zë vendin me institucione. Kjo mund të ndodhë vetëm pasi liderët partiakë të kenë arritur një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit e më pas edhe për vetëshkarkimin. Atëherë mund të vijë në shprehje roli i presidentes e cila ka afat kushtetues prej 40 ditësh që të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kurdo që do të vendosej për shkuarja në zgjedhje, tash e tutje nuk mund t’i iket dimrit.

Ndonëse në aktin më të lart juridik të shtetit, kushtetutën, nuk ka një afat eksplicit që përcakton që deri kur mund të zgjasë bllokada politike, kjo nuk amniston lidershipin kosovar për të vazhduar edhe më tej këtë krizë. Këto janë vlerësimet e analistëve politikë e juridikë në vend, për të cilët bllokada politike po jep shenja serioze të shtetit të dështuar.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike në një prononcim dhënë Tribunës, ka thënë se vendi rrezikon të humbasë në shumë procese ndërkombëtare e po ashtu rrezikon të mbetet jashtë asaj për të cilin vendi ka shumë nevojë, e që është agjenda integruese e Bashkimit Evropian./tribuna/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit