Kushtetuesja nuk sqaron “situatat hipotetike”

KushtetusjaKoha Ditore shkruan se ka precedentë kur Gjykata Kushtetuese ka sqaruar aktgjykimet e saj.
Gjykata Kushtetuese së paku në dy raste ka dhënë sqarime për aktgjykimet që i kishte nxjerrë paraprakisht – në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president dhe në rastin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave.

Tani ka një insistim nga shumica parlamentare që Kushtetuesja të japë sqarime edhe për aktgjykimin për kryetarin e Kuvendit.

Nëpërmjet dy aktvendimeve, Kushtetuesja ka treguar se bën sqarime vetëm brenda “kufijve të objektit të çështjes”, të cilën e ka trajtuar paraprakisht me aktgjykim, përcjell koha.net.

Në një rast, kryeministrit Thaçi kishte refuzuar t’i jepte sqarime, me arsyen se “situatat hipotetike” ishin jashtë kufirit të objektit të çështjes që ishte trajtuar me aktgjykim dhe se ato situata vetëm mund të ishin bazë për “një rast të ri”.

Sipas një burimi, përgjigje të ngjashme mund të marrë edhe kërkesa për sqarim e bllokut LDK-AAK-Nisma, i cili do që ta adresojë në Kushtetuese nëpërmjet presidentes Jahjaga. /koha/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit