PDK ndjen mungesën e ndërkombëtarëve

Hashim Thaci ne shtepiPartia Demokratike e Kosovës nuk kishte arritur që në vitin 2001 të kushtëzonte krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse, duke e bërë Hashim Thaçin kryeministër.

Ndonëse në publik kishte thënë se kushtëzimi për të mos u bërë Thaçi kryeministër, ishte bërë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në qarqet zyrtare ka qarkulluar edhe opsioni se Thaçi asokohe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur ndërkombëtare.

Por, prej atëherë, PDK dhe Thaçi kanë punuar në drejtim të fitimit të simpatisë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe këtë synim e kanë finalizuar në vitin 2007, kur vendi veç po përgatitej të shpallte pavarësinë.

Në rrafshin personal, Hashim Thaçi ka arritur të dominohet edhe për çmimin Nobel për Paqe, por zgjedhjet e qershorit e kanë kthyer atë dhe partinë e tij në gjendjen e vitit 2001.

Ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë që ai të bëhet kryeministër. /Tribuna/

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit