Rexhepi: Kosovës i duhen ndryshime të mëdha

fatmir rexhepiDeputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se për tejkalimin e situatës aktuale politike çelësi është të presidentja Atifete Jahjaga.

Sipas tij, presidentja duhet të kërkojë sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese për pikën 127, pastaj vendimi përfundimtar I gjykatës të respektohet nga të gjithë palët.

Rexhepi ka thënë se është absurd të krijohen situata për të shkuar në zgjedhje të reja kur ekziston shumica parlamentare.

Deputeti i LDK-së është shprehur kundër një koalicioni PDK-LDK, duke bërë me dije se formulat e tilla dështuese nuk duhet t’i ricidojë askush.

Sipas Rexhepit, Kosovës i duhen ndryshime të mëdha, të cilat duhet t’i sjellin formulat e reja të krijuara pas zgjedhjeve. /Epoka e Re/.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit