Presidentja i ka opsion zgjedhjet

Atifete Jahjaga 2Zgjedhjet janë opsioni i fundit, por tash është koha e fundit të tejkalohet nyja institucionale, i ka thënë Televizonit Rrokum, Arbër Vllahiu, këshilltari i presidentes së vendit Atifete Jahjaga.

“Zgjidhja për nyjën institucionale duhet të gjendet nga vetë liderët e partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit. Është koha e fundit me ec tutje drejt zhbllokimit të kësaj situate. Megjithatë, nëse zgjedhjet janë alternativa e fundit e mbetur, atëherë duhet parë mundësinë që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thanë Vllahiu përmes postës elektronike

Megjithatë, ai ka mohuar se e para e shtetit ka përgatitur dekret me arsyetime për Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar bazë kushtetuese që ajo t’i shpallë zgjedhjet. Por, ka theksuar se “të gjitha veprimet e presidentes bëhen në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit