27 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Shkeljet ligjore Bibliotekën Kombëtare e lënë pa drejtor për të dytën herë

Biblioteka KombëtareBedri Zyberaj tash katër muaj nuk po ia del të bëhet drejtor i bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, ani pse dy herë është zgjedhur në këtë post. Krejt kjo ndodh sherri i shkeljeve ligjore. Këshilli Drejtues i këtij institucioni dhe Ministria e Kulturës sërish i kanë shkelur procedurat e zgjedhjes.

E për këtë institucioni më i lartë bibliotekar ka mbetur pa drejtor, shkruan Koha Ditore, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka konstatuar se procedura e rekrutimit për këtë pozitë është bërë jashtë asaj që përcaktojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Anulohet procedura e rekrutimit për vendin e punës drejtor i bibliotekës kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, e zhvilluar nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, e Rini dhe e Sportit, pasi që është zhvilluar në kundërshtim me rregullat dhe parimet e shërbimit civil… Ligjit për Shërbimin Civil… dhe në kundërshtim me Rregulloren për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil”, shkruan në vendimin e KPMShCK-së, që është protokolluar në ditën e 23-të të këtij muaji.

Bedri Zyberaj edhe herën e parë kishte ardhur në këtë pozitë me procedura që bien ndesh me ligjin e që organi mbikëqyrës i shërbimit civil kishte konstatuar se janë bërë nga Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit.

Pavarësisht konstatimeve të organit mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Sali Bashota, që ka udhëhequr këtë institucion gati për një dekadë, ka thënë se Këshilli Drejtues i BKK-së, as në rastin e parë, as në rastin e dytë nuk e ka shkelur ligjin. Sipas tij, është respektuar Ligji për bibliotekat me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i ka për zgjedhjen e drejtorit.

Ai ka paralajmëruar se KD-ja do të mbajë sot (e martë) mbledhjen e radhës dhe do ta shqyrtojë vendimin e KPMShCK-së e pastaj do të dalë me vendimin e vet para opinionit publik. Bashota ka thënë se çdo vendim që është në harmoni me ligjin, do të zbatohet.

Vetë Bedri Zyberaj ka thënë se nuk është zyrtarisht i informuar për vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.
Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kanë thënë se kompetenca për zgjedhjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i takon Këshillit Drejtues të këtij institucioni.

Më Shumë

Fillojnë punimet e ujësjellësit në Mamushë, projekti kap vlerën 1,8 milionë euro

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të fazës përfundimtare të projektit të ujësjellësit për...

Albulena Balaj-Halimaj kandidon për kryetare të Prizrenit: Po hyj në garë për të qenë zëri i atyre që s’u dëgjuan kurrë

Ish-deputetja dhe ish-zëvendësekryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Në një deklaratë publike,...

Era e tokës

Lajmet e Fundit