26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Blloku në fazën finale

Bilall SherifiBlloku LDK-AAK-Nisma, në koordinim me Vetëvendosjen, do të zhvillojnë takime intesive ditëve në vijim, për t’i dhënë zgjidhje daljes së vendit nga kriza politike, me synimin që java e ardhshme të jetë vendimtare për hapjen e rrugës së ndërtimit të institucioneve.

Duke folur për Politiko.net, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, thotë se koalicioni paszgjedhor i formuar nga partitë opozitare po hyn në fazën finale.

“Blloku po hyn në fazën kur marrja e vendimeve është e pashmangshme”.
“Pas katër muajsh mungese të ndërtimit të institucioneve, vendi po hyn në një fazë finale. Blloku, në ditët në vijim, do t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje dhe do të krijojë institucionet e vendit”.
“Ne mendojmë që, në takimet intensive që do t’i kemi këto ditë, do t’i japim një zgjidhje vendit dhe do të shkojmë drejt ndërtimit të institucioneve”.

Detajet se si do të arrihet zgjidhja, Sherifi nuk ka dashur t’i bëjë publike.
“Se si do të japim një zgjidhje, do të kuptohet, në takimet intensive që do t’i kenë liderët e katër subjekteve. Shumë shpejt do t’i bëhet e qartë opinionit rruga se si do të ndërtohen instucionet e vendit”.

Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, ndërkohë ka deklaruar sot për Politiko.net se nuk e ka ndërmend ta thërrasë vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike mes liderëve.
Qëndrimi i deputetes më të vjetër në Kuvend, për Sherifin nuk përbën më lajm.
Konsideron se nëse PDK mendon se përmes rrugës së bllokimit do të arrijë të detyrojë partitë e koalicionit që të bëjnë marrëveshje me të, atëherë, sipas tij, kjo është një llogari pa hanxhinë.
“Deklarata e znj. Brovina nuk përbën më lajm, sepse, ata, në mungesë të numrave, kanë zgjedhur bllokimin e ndërtimit të institucioneve. Në mungesë të numrave, kanë zgjedhur mënyrën më të keqe për të mos thirrur fare seancën, duke ua mohuar të drejtën deputetëve për t’u mbledhur, për të diskutuar, për ta gjetur një zgjidhje”.

“Nëse mendohet që përmes kësaj rruge do t’i detyrojë partitë e Bllokut që të bëjnë marrëveshje, është një llogari pa hanxhinë. Kështu që, nuk do të ketë lëvizje nga marrëveshja e 10 qershorit dhe e cila pastaj është plotësuar nga Vetëvendosje”, ka thënë Bilall Sherifi për Politiko.net.
Zgjidhja e Kryeparlamentarit po pengon formimin e institucioneve të reja dhe vendi ka hyrë në muajin e pestë të ngërçit politik.

PDK, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, duke u thirrur në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk po lëshon pe për këtë post, pavarësisht se nuk i ka numrat.

Në anën tjetër, Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje kanë shumicën parlamentare, por mungesa e hapësirës ligjore ua pamundëson ta jetësojnë njërën nga pikat kryesore të marrëveshjes së 10 qershorit-zgjedhjen e Kryeparlamentarit. / Politiko.net

Më Shumë

Vetëvendosje me aksion simbolik në Prizren: “Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”

Kuvendarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Komunës së Prizrenit, të njohur ndryshe si...

A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije? Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

Presidentja e Kosovës ka thënë se Kosova prodhon edhe anije “Made in Kosova”. Sipas saj, tash janë gati për botën. Këto anija prodhohen nga “Koshi...

Lajmet e Fundit