Asllanaj: Liderët, të bisedojnë mes vete

SaliAsllanaj-ldkKryetari Komunës së Therandës, Sali Asllanaj, njëheresh kryetar i Degës së LDK-së në këtë komunë, ka thënë se pa një marrëveshje politike ndërmjet liderëve nuk mund të tejkalohet ngërçi politikë.

Ai ka vlerësuar se është koha e fundit që liderët të arrijnë një marrëveshje për formimin e institucioneve.

Asllanaj ka kërkuar nga të gjithë liderët t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes, Atifete Jahjaga, për një takim të përbashkët.

Ai ka sugjeruar edhe shefin e tij të partisë, Isa Mustafa, të diskutojë edhe më Hashim Thaçin për gjetjen e një zgjidhje. /Epoka e re/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit