-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Mushkolaj nuk përjashton mundësinë që LDK të afrohet me PDK-në

Imer MushkolajParalajmërimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për t’u konsultuar me degët e kësaj partie për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve, analisti politik Imer Mushkolaj e ka vlerësuar si tendencë të Mustafës për ta shpëtuar veten nga ndëshkimi për shkak të humbjeve të tri palë zgjedhjeve.

Mushkolaj ka thënë për “Epokën e re” se Mustafa është duke tentuar ta korrigjojë edhe vendimin e tij, ku Ramush Haradinajt ia ka besuar postin e kryeministrit.

“Isa Mustafa ka probleme brenda partisë që udhëheq dhe veprimet eventuale brenda partisë i ndërmerr me qëllim që ta shpëtojë veten nga ndëshkimi për humbjen e tri palë zgjedhjeve, si dhe të korrigjimit të vendimit për t’ia besuar liderit të një partie të vogël si AAK-ja krijimin e qeverisë, duke mos e çuar kështu në vend besimin e marrë nga votuesit”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë fazë LDK-ja mund të afrohet me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Nuk e hedh poshtë mundësinë e afrimit të LDK-së me PDK-në dhe koalicionit ndërmjet këtyre dy partive. Nuk është hera e parë që LDK-ja bën sikur shfaqet refuzuese ndaj PDK-së, pastaj krijojnë bashkë koalicionin qeveritar. Kemi këtu parasysh situatat parazgjedhore në të kaluarën, kur zyrtarë të lartë të LDK-së e kritikonin PDK-në dhe mblidhnin vota në emër të refuzimit për të qeverisur me Hashim Thaçin, në anën tjetër po këta zyrtarë bëheshin ministra të Thaçit”, është shprehur Mushkolaj.

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor”: Uji në Prizren i sigurt për pije, përjashtohet burimi në Muradem

Kompania Regjionale  e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në zonën e shërbimit në Prizren, bazuar në...

Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku është ndarë nga jeta një zyrtar i Gjykatës Themelore, mëson Gazeta Sinjali. Viktima është Trimor...

Lajmet e Fundit