Mogherini emëron ekspert të pavarur për hetim në EULEX

Frederica MogheriniPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Frederica Mogherini, ka vendosur që të emërojë një ekspert të pavarur, i cili do të merret me aferën ekorrupsionit në EULEX.
“Sot mora vendim që të emëroj një ekspert ligjor të pavarur që do e shqyrtojë implementimin e mandatit të misionit, natyrisht me fokus të veçantë në atë se si janë marrë me aludimet për korrupsion”, ka thënë Mogherini gjatë paraqitjes së parë të saj para gazetarëve.

Emri i këtij eksperti do t’i bëhet i ditur publikut së shpejti.

Ky vendim shefes së re te diplomacisë evropiane vjen pas shtimit të zërave në Bruksel se keq është menaxhuar kriza e shkaktuar pas publikimit të teksteve mbi korrupsionin brenda misionit EULEX.

Komiteti për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian doli me komunikatë me anë të së cilës kërkohet urgjentisht zbardhja e dyshimeve për korrupsion dhe pohimeve se paska ekzistuar hetimi i brendshëm sekret, transmeton RTK.

“Korrupsioni dhe skandalet fatkeqësisht kanë ndodhur. Ajo çfarë mund të bëjë ndryshim është se si i qasemi ne këtyre gjërave. Porosia jonë është e qartë: të gjitha aludimet duhet të hetohen shpejtë nga pala e tretë e pavarur. Dyshimet se ka pasur tentime të mbulohen skandalet duhet të përfshihen në hetime”, thuhet në komunikatën e nënshkruar na kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Brok.

Kjo komunikatë u bë pas debatit të pasuksesshëm të mbajtur mbrëmë në Parlament ku eurodeputetët dolën të pakënaqur me përgjigjet e dhëna në lidhje me aferën nga të ngarkuarit me çështje të EULEX-it në Bruksel.

Fernando Gentilini drejtor për Ballkanin Perëndimor tek kabineti Ashton dhe tani tek Mogherini si dhe Keneth Dean që merret me operacionet e BE-së thuhet se kanë dhënë shpjegime të mangëta në lidhje me skandalin.

Burimet nga takimi madje kanë treguar se përgjigjet e tyre, siç thuhet, sipërfaqësore kanë shtyrë kryesuesin që të ndërpresë sesionin duke konsideruar se i njëjti nuk po çon askund.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit