Projekti PDK, LDK dhe AAK

partit politike 2Kriza politike dhe institucionale në Kosovë nuk i ka lënë anash dhe indiferentë as miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët ishin aktivë gjatë fazës së shpalljes së pavarësisë.

Gazeta Tribuna merr vesh nga burimet e saj diplomatike se disa nga liderët e partive politike janë kontaktuar sërish nga ish-lobistët ndërkombëtarë dhe mbështetësit e Kosovës (emrat e të cilëve janë të njohur për gazetën), të cilët kanë ofruar edhe ndërmjetësimin e tyre për tejkalimin e ngërçit në Kosovë.

Formula që ishte përmendur me këtë rast është ajo e krijimit të koalicionit, i cili është provuar tashmë ne Kosovë, ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ku si kategori kushtetuese më pas do të hynin edhe pakicat.

Opsioni i parë që ishte përmendur rreth ndarjes së posteve, ka qenë që Ramush Haradinaj të ishte i nominuari për postin e kryeministrit, Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, kurse Hashim Thaçi për presidentin e ardhshëm të vendit, pas përfundimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga. Ky koalicion do të udhëhiqej nga parimi i shumicës parlamentare…/tribuna/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit