16.4 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Mushkolaj: Deklarata e Jacobson, skandaloze

Imer MushkolajAnalisti Imer Mushkolaj ka komentuar deklaratat e ambasadores, Tracey Jacobson, të cilat i quajti skandaloze për faktin se vijnë nga një përfaqësuese diplomatike e shtetit më të fortë në botë për liderët e vendit.

Këto komente ai i bëri në edicionin e lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.
“Deklarata e Ambasadores Jacobson është një shfryrje e mllefit shfryrje e frustimit dhe e gjithë asaj e cila është akumuluar gjatë këtyre pesë muajve tek shumica e qytetarëve të Kosovës, e cila thjeshtë nuk mund të durojnë më lojërat e politikanëve”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai më tutje theksoi se liderët kosovar me muaj të tërë e kanë zvarritur me qëllim krijimin e institucioneve në kuptimin duke e shantazhuar njëri tjetrin, natyrisht se edhe mesazhi i ambasadores sikurse edhe mesazhet e mëparshme që kanë ardhur edhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë, opinionist është i atillë që institucionet të krijohen sa më shpejtë dhe zgjedhjet mbesin opsion i fundit.

“Kur themi se zgjedhjet do mbesin opsion i fundit apo duhet të mbesin opsion i fundit natyrisht pajtohemi se ekziston një shumicë parlamentare por në anën tjetër ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese e cila e ka bërë të qartë se kush e ka të drejtën e nominimt të kryeparalmentarit”, tha Mushkolaj.

AI theksoi se si dalje nga kjo krizë ai e sheh reflektimin e Bllokut në kuptimin që Partia Demokratike e Kosovës ta zgjedh kryeparlamentarin nga radhët e veta, por me kusht që me një garancë ndërkombëtare që bllokut atëherë t’i jepet mundësia e dytë për krijimin e Qeverisjes së Republikës së Kosovës./Indeksonline/

Më Shumë

Rahoveci vlerësohet nga projekti DEMOS

Komuna e Rahovecit është nderuar me mirënjohje nga Helvetas Kosova, përmes projektit DEMOS, si shenjë e angazhimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm. "Ky vlerësim tregon përkushtimin...

Tentuan ta vrisnin me thikë – përleshja e dhunshme në Prizren lë të plagosur rëndë, arrestohen dy të rinj

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, ku një i ri ka mbetur i...

Lajmet e Fundit