18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Apel publik, presidentes Jahjaga

Arben Ahmeti-gazetarArben Ahmeti

Presidentja e Republikës, si garantuese e unitetit të popullit, funksionalitetit të institucioneve dhe mbrojtëse e interesit shtetëror të Kosovës, ka obligim të sigurojë se mund të formohet vetëm një qeveri që nuk do të jetë satelit (direkt apo indirekt) i Beogradit. Një qeveri me një shumicë të brishtë parlamentare (diçka mbi 61 vota), ku faktor kyç është Lista Srpska, nuk është asgjë tjetër pos vazale në heshtje e qeverisë në Beograd.

Presidentja ka obligim të sigurojë se do të kemi një qeveri stabile, të përkushtuar ndaj obligimeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, por jo e varur nga numrat e listës Srpska. Kjo qeveri ka obligim kushtetues të përfshijë listën Srpska, por duhet gjetur një formulë ku 61 votat e domosdoshme për të siguruar shumicën të mos jenë të varura nga numrat e këtij subjekti.

Liderët politikë duhet të jenë të vetëdijshëm për 13 mijë viktimat e luftës, për mijëra të burgosur politikë, për të zhdukurit që ende i kërkojmë, për vitet e humbura të rinisë sonë kur jemi shkolluar në bodrume dhe shumë sakrifica të tjera, para se të vendosin për formula qeverisëse që atyre ua sigurojnë pushtetin, por njëherësh e sakatosin shtetin dhe dinjitetin tonë si popull.
Po flas si qytetar, si shqiptar i Kosovës, si kryeredaktor, por mbi të gjitha po flas në emër të së ardhmes të fëmijëve tanë. Ata nuk na kanë borxh që ne t’ua lëmë trashëgim një shtet të kushtëzuar nga Beogradi.

Fatkeqësisht, po kthehemi në situatën e para katër muajve, kur frika reale ishte se krijim i një qeverie ku deputetët e Srpskas janë faktor, do ta bënte qeverinë e ardhshme të varur nga Aleksandër Vuçiq.
Motivimi kundër dhënies së kësaj peshe ndaj Srpskas nuk ka të bëjë me racizëm apo frikë nga komuniteti serb në Kosovë, por me faktin e qartë: ky subjekt nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk e do ndërtimin e tij, përkundrazi e do shkatërrimin e tij.

VLAN do të mund të krijonte një qeveri që nuk varet nga Srpska, por vetëm si VLAN dhe jo si LAN. Pa VV-në brenda, qeverisja e bllokut do të varej nga votat e Srpskas.

Edhe PDK nëse bën qeveri vetëm me Srpska-n dhe një grup deputetësh që ata i shohin si numra do të krijonte qeveri të varur nga Beogradi.

E nëse Srpska vazhdon të jetë kundër përfshirjes së Vetëvendosjes në koalicionin qeverisës, LAN-i ose duhet të ulet me PDK-në ose duhet të kërkojë zgjedhje para se të provojë ta krijojë qeverinë e varur nga Beogradi.

Opinioni i Gjykatës Kushtetues kërkon që mandatari për jkryeministër të përfaqësojë shumicën por edhe gjithpërfshirjen. Kjo e fundit, fatkeqësisht duket se bënë Srpskan të domosdoshme në çfarëdo koalicioni.

I dhimbshëm është ky kushtëzim dhe gjithë kjo peshë që ia kemi dhënë subjektit politik që nuk na e njeh shtetin. Ndoshta dhimbja më e madhe e një aventure që pati pesë liderë të verbëruar për pushtet. Verbërinë e të cilëve, i takon presidentes të mos na e shndërrojë në terr kolektiv./Tribuna/

Më Shumë

Hasi përkujtoi 43 dëshmorët që flijuan jetën për atdhe

Në përvjetorin e 26-të të flijimit të tyre për liri, zona e Hasit, familjarë të dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta përkujtuan 43...

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të...

Lajmet e Fundit