Thaçi nuk sheh rrugë të mesme: Ose bashkë në Qeveri, ose zgjedhje

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK-në, ka dhënë përgjigjen e tij për partitë e Bllokut, pasi këta të fundit janë shprehur të gatshëm për të votuar kandidatin e PDK-së.

“Ajo që është e rëndesishme eshte fakti se partite e mbledhura rreth Bllokut, definitifisht kanë akceptuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kanë filluar të reflektojnë, të respektojnë Kushtetutën dhe ky është një sinjal pozitiv pas 5 muajve të bllokades. Ndërsa hapat e Partisë Demokratike do të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, ligjet e vendit. Për gjithcka, ne do te ulemi të diskutojmë si spektër politikë, qoftë në thirjën e seancës konstitutive qoftë për formimin e qeverisë dhe hapat e metutjeshem”, deklaroi në një intervistë eskluzive për RTK, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.

Në këtë intervistë të Thacit, të cilën të plotë mund ta shikoni sonte në orën 20 e 10 minuta, ai flet edhe për atë se si e shikon daljen nga kjo situatë dhe kur sipas tij, vendi do të ketë institucionet e reja. Gjithashtu, kryeministri në detyrë flet edhe për akuzat e partive të Bllokut, të cilat kanë deklaruar në vazhdimësi se shteti është kapur nga PDK-ja, për deklaratën e fundit të Ambasadores Amerikane në Kosovë dhe vizitë nesër në Serbi të kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, për cdo hap të mëtutjeshëm, duhet së pari një marrëveshje politike.

“Ajo çka kërkohet është arritja e marrëveshjes politike për hapat e mëtutjeshëm”, ka pohuar kryeministri në detyrë, Hashm Thaçi.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit