Demaçi: I lumtë Edi Ramës!

Adem DemaciVeprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd.

“Unë e kom ditë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një burrë shteti serioz dhe seriozitetin e vet e tregoj mas gjithë atyre që ndodhen në ndeshjen Shqipëri-Serbi, pranoj të shkoj dhe ta vizitoj Serbinë. E kam ditë që Rama ka me fol fjalë të vërteta”, ka thënë Demaçi në një bisedë për Indeksonline.

Ai thotë se Serbia ka qenë shtet çetnik, dhe se Rama, ua tha fjalët e duhura dhe të vërteta.

“I lumtë Edi Ramës, vetëm në këtë mënyrë Evropës i tregohet se Serbia ka qenë shtet qetnik. Andaj, kjo është mirë të shkojmë në Serbi dhe të flasim fjalë të vërteta”, ka theksuar Demaçi.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit