21.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Vepra e De Radës themeluese e letërsisë moderne

Jeronim de RadaAkademikë dhe studiues vlerësuan veprën e De Radës, duke e cilësuar si themeluese të letërsisë moderne.

Vepra e tij është e pashtershme”, pohoi akademiku Qosja. Akademiku Ali Aliu, i cili në fjalën e tij referoi me kumtesën: “Vizioni testamentar i De Radës te Parimet e estetikës”, theksoi se De Rada është nismëtar i letërsisë moderne shqiptare dhe vepra e tij duhet të jetë më në vëmendje
Jeronim De Rada u kujtua në 200-vjetorin e lindjes përmes një konference shkencore ndërkombëtare. Jeronim De Rada vlerësohet dhe si zëri i parë romantik në letërsinë shqiptare dhe aktivist i lëvizjes kombëtare shqiptare, dhe për akademikët ka ende shumë për të bërë mbi studimin e veprës së tij. Në konferencën “Jeronim de Rada (1814-1903)”, akademiku Rexhep Qosja, i cili referoi me kumtesën “Estetika e identitetit të rigjetur”, i pyetur në lidhje mbi studimin e veprës së De Radës u shpreh se vepra e De Radës gjithmonë ka se çfarë t’u tregojë studiuesve.

“Ai ka shkruar shumë vepra, ato kanë një kuptim dhe domethënie të rëndësishme dhe duhet të ketë studime dhe më tutje. Thonë se çdo brez thotë dhe gjen diçka të re në letërsi në kohën e përparshme dhe kjo do të ndodhë vazhdimisht. Shkrimtarët, vepra letrare, që kanë vlerë janë të pashtershme. Të gjithë brezave të ardhshëm iu thonë diçka të re. De Rada meqë është një krijues i madh dhe me realizim të madh gjuhësor artistik të veprave të tij, gjithmonë do ju thotë diçka të rëndësishme studiuesve.

Vepra e tij është e pashtershme”, pohoi akademiku Qosja. Akademiku Ali Aliu, i cili në fjalën e tij referoi me kumtesën: “Vizioni testamentar i De Radës te Parimet e estetikës”, theksoi se De Rada është nismëtar i letërsisë moderne shqiptare dhe vepra e tij duhet të jetë më në vëmendje. “Nuk besoj që është bërë mjaftueshëm për veprën e De Radës. De Rada është nismëtari i letërsisë moderne shqiptare. Ai që në fillim të shekullit të 19 doli me një kryevepër të formatit letrar të romantizmit, që ishte në rrjedha dhe në nivel të romantizmit evropian në përgjithësi. Falë studiuesve bashkëkohorë arbëreshë si Mateo Mandala apo profesor Altimarit, ajo pjesë e letërsisë shqipe po zë vendin e duhur në historinë e letërsisë sonë.

Në shkencën e letërsisë, sa më shumë studiues po kërkojnë por ajo që po bëjnë këta dy studiues edhe si filologë, është më e rëndësishmja momentalisht”, pohoi akademiku Ali Aliu. De Rada dhe gjuha letrare Akademiku Seit Mansaku u shpreh se De Rada është një figurë shumë madhore, por sipas tij në problemet që trajtoi De Rada, çështja e të folurës arbëreshe që mund të ngrihej në nivelin e formimit të një gjuhe letrare të përbashkët u kundërshtua. “De Rada është një figurë madhore, është shkruar shumë për të, por ka sërish shumë gjëra për tu zbuluar në veprën e tij, për tu bërë më të njohura.

Ajo që më intereson është ana filologjike e De Radës, që ai ka trajtuar disa probleme të rëndësishme të historisë së gjuhës, si çështja e prejardhjes së gjuhës shqipe dhe çështja e formimit të një gjuhe letrare të përbashkët. Pavarësisht se në këtë të fundit nuk i qëndroi shkencës, De Rada kishte mendimin se e folura arbëreshe mund të ngrihej në nivelin e gjuhës së përbashkët për të gjithë shqiptarët, gjë që kundërshtua që në kohën e tij, sepse një e folur arbëreshe mjaft e shkëputur prej dheut mëmë ishte e vështirë të ngrihej në nivelin e një gjuhe letrare kombëtare”, u shpreh akademiku Seit Mansaku. Sot në ditën e dytë të konferencës “Jeronim de Rada (1814-1903)” do të zhvillohet promovimi i botimit për herë të parë i veprës së plotë letrare të komentuar të De Radës./sotnews

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 32-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...

82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit shënohet me veprimtari përkujtimore, akademike dhe kulturore

Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet...

Lajmet e Fundit