4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Dina e pyet Matoshin se a është spiun dhe tradhtar

Dina-MatoshiI emocionuar, me sytë plotë lot por me shumë guxim dhe krenari, tregon pse e quajti Dronin karikaturë, Lorik Canën tradhtarë, e flet edhe për vizitën e Edi Ramës në Beograd si dhe deklaratat e tij.

Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi tregon dashurinë e madhe që ka për të bijën, për Kosovën e edhe për Amerikën.

Të shtunën në emisionin OXYGEN, me fillim në orën 20:15, mund të shihni sa modest është ai.

Banori rezident i demonstratave, siç e quan Besim Dina Matoshin, tregon pse protestonte në kërkim të lirimit të Flora Brovinës dhe se a është penduar për këtë. Për kohën sa ishte i burgosur, çfarë përjetoi dhe si e trajtuan, gjithçka në OXYGEN.

Do mësoni shumëçka që nuk keni ditur për të, madje edhe mendimin e tij për Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

“Është shumë ndjenjë e mirë kur një femër siç është Jahjaga na përfaqëson si vend, sa për dijet e saj politike ……”, thotë ai, përcjell koha.net.

Për librat e tij, pikturat, e gjithë krijimet e tjera, tregon se ku frymëzohet.

Flet për politikën ruse dhe dashurinë e amerikanëve për shqiptarët.

Pyetet edhe a është spiun dhe tradhtarë?

“Ne nuk jemi kërka, ne si popull jemi mbet mbyllur, mbi të gjitha neve na ka marr në qaf lufta”, thotë Matoshi.

Gmicasi, në emisionin OXYGEN flet edhe për Ibrahim Rugovën dhe përvojat që kishte me të dhe se në cilin libër e ka recensent.

Në këtë emision edhe dy muzicientë amerikanë sjellin muzikë shqip.

Gjithçka SHQIP vetëm në OXYGEN, e shtunë me fillim në 20:15.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Lajmet e Fundit