13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Pse Presidentja nuk i drejtohet Brovinës për të thirrur seancën

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila është përfshirë në gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike, ende nuk i është drejtuar Flora Brovinës për të thirrur seancën.

Këtë e kanë bërë shumë ambasadorë të huaj në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe ajo amerikane, Tracey Ann Jacobson.
Këto thirrje për vazhdimin e seancës konstituive po bëhen pasi Blloku ka hequr dorë nga pozita e Kryeparlamentarit, të cilën e kanë synuar prej se janë certifikuar zgjedhjet nacionale.

Me këtë rast, Presidentja vetëm po kërkon gjetjen e një zgjidhje dhe po u kërkon liderëve të mos e mbajnë peng formimin e institucioneve të reja.

Por, Jahjaga asnjëherë, prej se janë krijuar rrethanat e reja, nuk ka kërkuar nga Kryesuesja Flora Brovina që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive.

Zyrtarë të ndryshëm të partive politike kanë deklaruar se javën e ardhshme duhet të mbahet seanca dhe të konstituohet Kuvendi i ri.

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit