18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

LDK-ja në Rahovec kërkon Kryeministrin

Isa Mustafa LDKPas Deçanit edhe Dega e LDK’së në Rahovec ka kërkuar që kjo parti të udhëheq me Qeverinë.
Kjo degë e LDK’së ka kërkuar që koalicioni të qëndrojë i bashkuar për interes të Kosovës dhe ka kërkuar që LDK të udhëheq me Qeverinë e re, shkruan Express.

LDK dhe AAK vazhdimisht i kanë dërguar mësazhe njëra tjetrës përmes medieve, se nuk do të lëshojnë pe për postin e kryeministrit.

Ky është njoftimi i tyre i plotë.

“Dega e LDK-se ne Rahovec: Koalicioni te qendroje i bashkuar per interes te Kosoves dhe qeveria te udheheqet nga LDK-ja, si partia me e madhe ne koalicion

Dega e LDK-se ne Rahovec, te shtunen mbajti mbledhjen e kryesise se deges ku moren pjese edhe kryetaret e nendegeve ne gjithe komunen, si dhe deputeti i LDK-se i kesaj komune Avdullah Hoti. Kryetari i Deges z.Nahit Elshani informoi degen per qendrimet e kryesise qendrore te partise.

E gjithe dega shprehu:

– mbeshtetje per koalicionin,

– kerkuan qe sa me pare te formohet qeveria e vendit,

– mbeshteten qendrimin se LDK-ja, si partia me e madhe ne koalicion, duhet te kete pergjegjesine per te udhehequr me qeverine,

– te gjitha partite e koalicionit te perfaqesohen ne qeverine e Kosoves ne perputhje me fuqine e tyre politike si formule e qendrueshmerise se qeverise.

Dega shprehu bindjen se qellimi i koalicionit per nderrimin e qeverisjes do te realizohen dhe se ky qellim madhor do te beje qe koalicioni te qendroje se bashku.”

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para...

Lajmet e Fundit