8.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Kryeprokurorët “mëkatarë” s’ka kush t’i ndëshkojë

Keshilli Prokurorial i KosovesKëshilli Prokurorial i Kosovës ka dështuar t’i mbajë përgjegjës kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin mbështetës që kanë shkelur rregullat e Mekanizmit Përcjellës për rastet e korrupsionit.

Komisioni kishte konstatuar shkelje të mëdha të prokurorëve dhe stafit mbështetës, të cilët qindra persona të dyshuar në rastet e korrupsionit nuk i kishin regjistruar në bazën e të dhënave në Mekanizmin Përcjellës. Por, asnjë ndëshkim nuk kishte ndodhur nga kryeprokurorët për vartësit e tyre.

Këshilli Prokurorial sërish në prill të këtij viti kishte marrë vendim që të kërkonte llogari nga kryeprokurorët për këto dështime, por edhe këtu pa rezultat. Gjithë këto përpjekje nga zyrtarët e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), që monitorojnë zbatimin e Planit të Veprimit për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit shihen si dështim i tërësishëm i sistemit prokurorial, transmeton Koha.net.

Shqetësuese, sipas Betim Musliut të IKD, është fakti që Këshilli Prokurorial ka dështuar të zbatojë vendimet e veta.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje për këto akuza për dështime nga Këshilli Prokurorial, por përgjigja e vetme ka qenë se këto çështje mund të ngritën në mbledhjen e këtij institucioni, e cila do të mbahet këtë të premte.

Ndërkohë drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, thotë se zyra që ai udhëheq është në fazën e hetimeve preliminare të rasteve, ku kanë dështuar prokurorët të respektojnë Mekanizmin Përcjellës, duke mos i regjistruar rastet e korrupsionit.

Më Shumë

Rivitalizohet ‘Keji’ në Shatërvan

Komuna e Prizrenit ka nisur rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shatërvan, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit. Sipas njoftimit të komunës,...

Ylli përballet sonte me GO+ Pejën

Java e nëntë e Superligës mbyllet sonte me duelin verdhezi mes Golden Eagle Yllit dhe GO+ Pejës në Palestrën ‘Karagaçi’. Therandasit kanë dy fitore...

Lajmet e Fundit