16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Isa Mustafa – i papranueshëm për PDK-në

IsaMustafa-LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka të sigurt postin e kryeministrit, ashtu siç deklaruan dje nga LDK nëpërmjet një njoftimi të lëshuar për medie. Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë PDK ka nisur lojën që mos ia jep postin e kryeministrit Isa Mustafës.

“Nga zhvillimet e fundit, dhe nga informatat që i kemi, PDK nuk po e do Isa Mustafën për kryeministër. Me gjasë nuk do të lejojnë të realizohet ky synim i Isa Mustafës”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, PDK do të tentoj që për kryeministër të jetë dikush tjetër.

Edhe sot gjatë ditës Gazeta Blic ka raportuar se as në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së nuk u është thënë anëtarëve të organit më të lartë të LDK-së se Isa Mustafa do të jetë kryeministër.

As kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi sot nuk ka saktësuar se kush do të jetë kryeministër i ri i Kosovës.

Mirëpo, Gazeta Blic nga burime brenda PDK-së ka marrë vesh se Isa Mustafa nuk është i pranueshëm për ta kryeministër.

“Edhe nëse LDK-së i jepet posti i kryeministrit, Isa Mustafa nuk do të jetë i pranueshëm për elektoratin e PDK-së. Me gjasë në kombinim mund të vijnë edhe emra tjerë nga LDK-ja”, ka thënë ky burim.

Para disa ditësh, mediet kanë raportuar se emër i mundshëm për postin e kryeministrit është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Megjithatë, me koalicionin PDK- LDK jo të gjithë janë shprehur të kënaqur. Pos Vjosa Osmanit, Alma Lamës, Kujtim Shalës edhe Adem Salihaj është shprehur i pakënaqur me këtë koalicion.

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit