3.2 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Hashim Thaçi i vë syrin Presidencës

Hashim Thaci 2Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka përmendur postin (Presidencën e Kosovës) në kontekst të ndërtimit të institucioneve të reja pas marrëveshjes së arritur për koalicion në mes partisë së tij dhe LDK-së.

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i PDK-së ka thënë të premten në ceremoninë e vënies së gur themelit të Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj se grupet punuese të dy partive janë duke punuar për ndarjen e pushtetit ekzekutiv.

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka komentuar deklaratën e Thaçit për institucionin e presidentit, sikur që të mbyllur për medie kanë qenë edhe përfaqësuesit e dy partive të angazhuara në grupet punuese.

E çështja e Presidencës jo vetëm që është e lidhur me mandatin 5-vjeçar që i garantohet me Kushtetutën e Kosovës, por edhe se presidentja, Atifete Jahjaga, aty është vendosur me propozimin amerikan dhe me miratimin formal të Kuvendit të Kosovës.

Edhe koalicioni i fundit PDK-LDK vlerësohet të jetë arritur pas presionit ndërkombëtar, ashtu siç janë marrë shumë vendime të rëndësishme për vendin, në 15 vjetët e fundit.

Në mbrëmjen e 19 nëntorit, në zyrën e presidentes Jahjaga, aty ku thuhet se u arrit në parim marrëveshja, ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. /Koha Ditore/

Më Shumë

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Odën e Prizrenit

Kryetari i Odës Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit (ONZP), Afrim Tejeci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot një delegacion biznesesh nga Turqia, që...

Konfirmohen dy të vdekur në aksidentin e autostradës “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e mëngjesit Autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka konfirmuar vdekjen e dy grave. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/  

Lajmet e Fundit