Ivanoviq i kërkon Beogradit t’ua shpjegojë serbëve Marrëveshjen

OiverIvanovicDrejtuesit e lartë të Qeverisë së Serbisë duhet që sa më shpejt të shkelin në këmbë pjesën veriore të Kosovës për t’ua shpjeguar edhe një herë në hollësi pozicionin e Beogradit karshi zhvillimeve që po e përcjellin marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka vlerësuar Oliver Ivanoviq, ish-sekretar shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai ka deklaruar se u bë një kohë prej se rajonin e ka vizituar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sipas Ivanoviqit, mungesa e informatave të dorës së parë stimulon veprime të ngjashme me krijimin e “Kuvendit të Kosovës dhe të Metohisë”.

“Ata kanë pretenduar që të krijojnë Kuvendin që do të përfaqësojë serbët në të gjithë territorin e Kosovës. Por, problemi është se kuvendi nuk mund të krijohet me anë të marrëveshjeve, por vetëm me anë të zgjedhjeve, të cilat nuk ndodhen. Meqë nuk konsideroj se është e vlefshme, konsideroj se kjo do të jetë joproduktive”, ka thënë Ivanoviq, për Telegrafin.

Ivanoviq ka thënë se partia që ai drejton nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë organizim që se njeh Qeveria e Serbisë.

Ndërkohë, besohet se mbështetës kryesor të “Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë” janë partitë e Vojisllav Koshtunicës dhe të Sheshelit.

“Atyre po ju duhen ndoshta organizime të tilla, por neve nuk na duhet që të konfrontohemi me Qeverinë e Serbisë. Por, derisa Qeveria nuk është e qartë për pozicionin e saj, janë të mundshme lloj-lloj perceptimesh’, ka thënë Ivanoviq.

Duke folur për amnistinë e pritur, Oliver Ivanoviq nuk beson se do të amnistohen bartësit e kontrabandës dhe të kriminalitetit që mund të jetë bërë në veri të Kosovës.

“Këtu pritet të përfshihen vetëm ata që kanë punuar në institucionet e Serbisë e të cilat Prishtina i konsideron si institucione paralele”, ka thënë Ivanoviq.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit