Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani e quan “koalicioni i natës”, marrëveshjen për koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së. Ai thotë se qoftë formalisht qoftë joformalisht, qeverinë do ta udhëheqin “njerëzit e PDK-së”. Ramadani gjithashtu ka thënë se ka marrë informacione nga Inteligjenca dhe Policia se po përgatitej atentat ndaj tij.
Ramadani thotë se kreu i PDK-së, Hashim Thaçi e kishte ftuar Haradinajn në kafe por ky i fundit nuk ka pranuar të takohet me të as për një kafe.
“Mund të them se Haradinaj gjatë këtyre ditëve ka refuzuar kafenë me Thaçin. Ka refuzuar çfarëdo takimi me të”, ka thënë Ramadani “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se tani ka një koalicion qeverisës në Kosovë dhe është me rëndësi t’i ndalet jetëgjatësia e tij.
Ramadani thotë se qeverinë e “koalicionit të natës” do ta udhëheq PDK-ja
Burim Ramadani e quan “koalicioni i natës”, marrëveshjen për koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së. Ai thotë se qoftë formalisht qoftë joformalisht, qeverinë do ta udhëheqin “njerëzit e PDK-së”.
Ramadani ka thënë se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga PDK-ja, pavarësisht se kush cilën pozitë do ta ketë.
“Qeverinë do ta udhëheq PDK-ja, qoftë aty ndonjë zyrtar i LDK-së, qoftë i PDK-së”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se LDK e ka sjellur veten në këtë pozitë dhe kjo është çështje e saj”.
“Qoftë formalisht qoftë jo formalisht, qeverinë do ta udhëheq PDK-ja, kjo është gjendja që ajo parti e ka pru veten por është çështje e tyre”, ka thënë ai.
Ramadani tha veç tjerash se ky koalicion duhet të quhet ashtu siç e ka emrin, siç tha ai, “koalicion i natës”.
“Është një koalicion që ka ndodhë natën dhe duhet t’ia themi emrin se është një koalicion i natës”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se ka marrë informacione nga Inteligjenca dhe Policia e Kosovës se po përgatitej atentat ndaj tij.
Thotë se arsye për këtë janë bërë qëndrimet e tij ndaj ekstremizmit fetar në Kosovë.
Ramadani tha se edhe dy persona tjerë mund të kenë qenë cak në alarmin që i është dhënë para disa javësh. Ai e ka falënderuar Policinë për sigurinë që i ka ofruar.