18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Shfaqet premiera e filmit “Azemi” (Foto+Video)

Filmi AzemiNgjarja zhvendoset në vitet 1998-99 atëherë kur të gjithë fëmijë, gra, pleq, vajza e djem ishin të dëbuar nga pronat e tyre nga paramilitarët serbë. Të mbërthyer nga frika e nga dhimbja e kësaj torture të forcave paramilitare, popullit nuk i mbeti gjë tjetër veç ta kap pushkën për ta mbrojtur vendin e vet. “Azemi” një djalë i ri që jetonte dhe vepronte në Gjermani, një natë papritur mori një telefonatë nga Kosova ku i treguan se të gjithë familjen ja kishin vrarë. I tërbuar e i mërzitur deri në pikën e fundit kthehet në vendit e vet, i gjithë ky kthim bëhet të marr hak për familjen e tij. Ky është rrëfimi që sjell filmi “Azemi”, që u shfaq premierë sot në kinemanë ABC në Prishtinë.

Ky film rrëfen se si personazhi kryesor kthehet në vendlindje dhe troket në derën e njërit prej komandantëve të luftës dhe hyn në njësitin e tij që të luftoj ballë për ballë me armikun. Betejë pas beteje të cilat i fitonte po ky personazh Azemi i cilit njëherësh ishte edhe snajperisti më i mirë. Pas shumë betejave një ditë papritur, njëri nga shokët e tij largohet paksa për nevoja të veta pa shikuar mirë se për rreth kishte disa paramilitar të cilët e vëzhgonin. Sapo habitet ai, paramilitarët fillojnë të gjuajnë e aty afër është Azemi i cili e mbron shokun por vet mbetet i vrarë në atë fushë betejë.

Filmi Azemi1Miqtë, kolegët e dashamirët e duartrokitën ekipin e këtij filmi që personazh kryesor e njëherësh edhe regjisor kishte Rrahman Fetahun. Regjisori, Fetahu për KultPlus falënderoi të gjithë ekipin që nuk e kanë kursyer veten për realizimin e filmit.

“Nuk kam qenë vetëm asnjëherë as si aktor e as si regjisor, i kam pas miqtë pas vetës që më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, nuk është vetëm meritë e imja, është e të gjithë pjesëmarrësve në këtë film. Është hera e parë që po realizoj një film të metrazhit të gjatë, përndryshe deri tani unë i kam punuar “Ujqit”, “Tigrat”, etj, por kanë qenë kalibër tjetër e kjo është diçka krejt tjetër”, tha ndër të tjera Fetahu.

Sponsor i vetëm i këtij filmi ishte A-mol Tv. Sipas regjisorit Fetahu filmi nuk është përkrahur nga askush tjetër.

“Siç duket se kemi merituar sipas tyre e ndoshta filmi është i keq”, përfundoi ai.

Në rolet kryesore ishin Rraman Fetahu, Fatos Kryeziu, Avni Hoti, Shpëtim Katrati , Dibran Tahiri, Baki Ejupi, Fadil Mulliqi, etj. /Zhurnal.mk/

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Lajmet e Fundit