3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Hoti: Rreziku i koalicionit jo vetëm në ndarjen e posteve

Afrim-Hoti1Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, konsideron se koalicioni PDK-LDK, në kuptimin numerik paraqet një lloj garancie për një qeverisjeje stabile.

Por, ai nuk është i sigurt nëse zyrtarët e këtyre dy partive do të arrijnë t’i tejkalojnë “teket” dhe “inatet”, në shërbim të interesit të vendit.

Afrim Hoti ka vlerësuar se për LDK-në është favor fakti që për herë të parë pas lufte të udhëheq me Qeverinë duke pasur kryeministrin.

Por, sipas tij, krahas këtij favori është edhe një disfavor. E ai është futja e LDK-së nën tutelën e konkurrentit kryesor.

Duke marrë parasysh deklarimet krejt të kundërta, programet diametralisht kontraverse, kapacitetet njerëzore me background dhe histori të ndryshme, Hoti druan se koalicioni PDK-LDK është një koalicion “krejtësisht dhe natyralisht i paqëndrueshëm”.

Në një intervistë për Tribunën, Hoti ka deklaruar se rreziku mes këtyre dy partive nuk lidhet vetëm me ndarjen e posteve ministrore. Rreziku, sipas tij, ndërlidhet edhe me hisen e qeverisjes që LDK-ja do ta kërkojë nga PDK. E kjo e fundit, sipas Hotit, deri më tani e ka pasur lirinë e plotë dhe të papenguar në qeverisje.

“Kësisoj, jo vetëm ministrat, por edhe ta zëmë bordet e ndërmarrjeve publike, shërbimi i jashtëm, arsimi përfshirë këtu dhjetëra universitete publike të krijuara Ad Hoc dhe që shumica e tyre jofunksionale, dhe shumë sfera tjera të jetës vetëm sa e komplikojnë situatën”, ka thënë ai.

Hoti, ka dhënë shpjegimin e tij edhe për dështimin e bllokut LVAN. Ka thënë se ky Bllok i ka bërë dy gabime.

“E para, ish Blloku, bëri gabim në hapa, duke ecur shumë shpejt në fillim dhe qëndruar në pozicionin në lajthitje e duke menduar se atje është pozita e tij. Kjo krijoi pasqyrimin e gabuar se Blloku e mori pushtetit. E dyta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që si duket e risolli ish Bllokun në pozicionin fillestar duke e nisur lojën nga fillimi”, ka thënë Hoti.

Më Shumë

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Lajmet e Fundit