Hoxhaj: Për 3 deri 5 vjet do të ketë njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë

Enver HoxhajjParlamentarët evropian, edhe ata nga Parlamenti Evropian, por edhe kolegët nga asambletë e vendeve anëtare, kanë mbështetur vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë një debati dyditësh të organizuar në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Ditën e dytë të debatit kanë folur edhe gjashtë ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Normalizimi i raporteve është larg nga momenti kur mund ta quajmë si punë të kryer. Prioritetet në dialog do të jenë këto – së pari përmbushja e të gjitha marrëveshjeve pa i rinegocijuar ato, së dyti, shpërbërja e të gjitha strukturave paralele, së treti, integrimi i serbëve të Kosovës në institucionet e shtetit, së katërti prania e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe në OKB, dhe së pesti njohja e ndërsjellë. Për ne është i rëndësishëm arritja e një Traktati të Paqes” tha ministri i jashtëm në largim Enver Hoxhaj.

Sipas tij, arritja e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes një “dokumenti obligues ligjor” do të duhej të jetë njohje e ndërsjellë.

“Në 3 deri 5 vjet të adresojmë të gjitha çështjet e hapura. Nuk jemi të interesuar të ekspoperojmë Kosovën në BE, por ta sjellim BE-në në Kosovë, ta europianizojmë Kosovën” tha ai.

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit