Mesazhi i Jahjagës: Mandat deri më 2016

Atifete Jahjaga 2Presidentja Atifete Jahjaga ka mandat kushtetues deri në vitin 2016. Kjo është përgjigja që Zyra e Presidentes ka dhënë në lidhje me përfshirjen eventuale të postit të presidentit në marrëveshjen për ndarjen e pushtetit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese (korrik 2012) mandati i Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, është 5 vjeçar dhe rrjedhimisht përfundon në vitin 2016?, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes së vendit.

Nënshkrimi i deklaratës parimore ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm u bë në prani të presidentes Jahjaga dhe ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson. Por, prania e Jahjagës dhe Jacobsonit nuk është paraqitur qoftë nga forma e garantueseve apo bashkëpjesëmarrjes në marrëveshje. /Tribuna/

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit