19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Tridhjet e dy muaj burg për dëmtuesit e restorantit “Sharr”-i në Prizren

BurguGjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 32 muaj burgim Adil Thaçin nga fshati Mirushë dhe Fatmir Kilajn nga fshati Lubizhdë e Malishevës. Përveç me burg, dy të akuzuarit janë dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 5 mijë euro.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj tha se secili nga të dënuarit do të mbajë nga 16 muaj burg si dhe do të paguaj nga 200 euro gjobë.

“Thaçi dhe Kilaj janë dënuar për veprat penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm,mbajtjes në pronësi, kontrollit apo posedimit të paautorizuar të armëve,shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimin apo dëmtimin që i kanë bërë pasurisë”, tha Kicaj.

Ndërkaq, të akuzuarit tjerë Bekim Hoti dhe Urim Mazreku, janë dënuar me gjobë nga 500 euro, si bashkëkryerës dhe moslajmërim të veprave penale.

Të akuzuarit Adil Thaçi dhe Fatmir Kilaj me datën 11.03.2014 rrethe orës 00-20 minuta pas mesnatës në restorantin “Sharri” në Prizren kanë përdorur armët e zjarrit.Ata në këtë restorant kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe kanë dëmtuar pasurin e pronarit të ”Sharr”-it./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes një grua në Restelicë të Dragashit

Një grua nga fshati Restelicë i Dragashit ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. "Më 14 korrik 2025, rreth orës 17:30, QKMF në Dragash ka...

Mungon njëri i akuzuar, shtyhet gjykimi në rastin “Kobra”

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tij,...

Lajmet e Fundit