Nëse nesër s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje

Thaci e Mustafa14-23Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka parlajamëruar sot se nesër (e hënë) në ora 10 pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet tij dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisjen katërvjeçare PDK-LDK.

Mirëpo, marrëveshja, dy ditë më herët ishte paralajmëruar se do të finalizohet sot, por nuk ndodhi.

Burime të Indeksonline thonë se nuk është asgjë definitive, edhe pse qëndrimet janë përafruar dukshëm mes dy subjekteve. Emri i kryeministrit nuk është definuar. Edhe pse në LDK vazhdojnë të thonë se shefi i ekzekutivit do të jetë i tyre, këtë sot nuk ka mundur ta thotë Isa Mustafa.

“Nëse nesër nuk nënshkruhet marrëveshja siç është paralajmëruar, atëherë opsioni i vetëm mbetën zgjedhjet”, thonë burime të Indeksonline nga të dy kampet.

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit