17.8 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Margarita Kadriu jep dorëheqje nga PDK

margarita kadriuNuk ka mbushur as edhe një vit që kur u bë pjesë e PDK-së dhe tani dha dorëheqje. Është kjo Margarita Kadriu e cila edhe pse arriti të hyjë në Kuvend si deputete si duket nuk i ka pëlqyer fakti që ka mbetur pa asnjë postë ministror.

Si rezultat i kësaj, Kadriu duke thënë se në PDK nuk ekziston as më e vogla mundësi për ndyshim në të mirë të qytetarëve.

Ja postimi i saj i plotë.

Të nderuar qytetarë,

U bënë 6 muaj prej momentit kur unë pranova të hyj në politikë, edhe atë pas ofertave të shumta disa vjeqare të Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke shpresuar se angazhimi në një subjekt politik është një mundësi për të kontribuar për luftimin e shumë të këqijave që kanë ndodhur këto 15 vitet e fundit në Kosovë, sikur edhe për dhënien shembull të një qeverisje ndryshe, e jo atë që e kemi parë deri më tani, kur pranohen poste , të cilat pastaj keqpërdorohen në vazhdimësi, periudha 6 mujore e angazhimit tim në PDK më ka dëshmuar dhe krijuar bindjen e plotë se për një NDRYSHIM pozitiv në interes të qytetarëve nuk ekzistojnë as më të voglat mundësi, së paku jo në këtë kohë dhe në këto kushte veprimi. Më 14 maj 2014 e kam theksuar se në politikë nuk po hyj për të marrë një karrige dhe për të sistemuar veten në një post, por për të kontribuar në të mirën e qytetarëve, andaj duke i parë gjërat për se afërmi gjatë kësaj periudhe 6 mujore, u binda se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar gjërat për të mire.

Nga sot nuk jam dhe nuk do të jem pjesë përbërëse e Partisë Demokratike të Kosovës

Ju siguroj se do të angazhohem dhe do të luftoj për interesa të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke u bërë zë i pavarur dhe i paanshëm i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Margarita Kadriu

Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Më Shumë

Prizreni forcon skuadrën me dy afrime të reja

Prizreni ka zyrtarizuar sot dy përforcime të rëndësishme për sezonin historik në Ligën e Parë. Nga Dukagjini, në formë huazimi, rikthehet mesfushori teknik dhe...

Prizreni i dyti në Kosovë për numrin e shkurorëzimeve gjatë qershorit

Nga janari deri në qershor të këtij viti, 776 çifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës së tyre, sipas të dhënave të publikuara...

Lajmet e Fundit