7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Marsh në mbështetje të rektorit

Ramadan ZejnullahuNjë grup i studentëve dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë do të mbajnë një marsh në përkrahje të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ndaj të cilit po kërkohet dorëheqje tash e disa javë nga Organizatat e dala nga lufta.

Një nga organizatorët e marshit, Krenare Loxhaj, ka thënë se këtë aktivitet po e organizojnë pas ndërhyrjeve në autonomi që i janë bërë UP-së kohëve të fundit.

“Pas protestave të shoqatave të veteranëve të dala nga lufta të cilat ne i konsiderojmë si të drejtë të tyre të pamohueshme ne jemi të shqetësuar tejmase jo me mënyrën e protestave sa jemi të shqetësuar me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe vendimin e ministrit për të dorëzuar një listë që kërkon pranimin me automatizëm të më shumë se 1000 personave në universitet”, ka thënë ajo.

Kurse, organizatori tjetër, Roland Sylejmani, tha se është e papranueshme që pas 15 vitesh nga përfundimi i luftës, Kosova po ballafaqohet me probleme të shumta, ndër të cilat edhe problemet në UP.

“MASHT pas vendimeve të ndërmarra nga rektori që ne i konsiderojmë tërësisht të drejta ka bërë ndërhyrje flagrante në të përmes duke i shfrytëzuar kështu edhe mekanizmat e saj, organizatat e veteranëve të dala nga lufta si dhe organizatat studentore. Kësisoj po krijohet presion ndaj rektoratit dhe po pamundësohet marrja e vendimeve ët drejta që ne i konsiderojmë për universitetin. Në rrjedhën e kësaj ne kemi vendosur që të organizojmë një marsh, nesër e martë, prej orës 12;00 para Teatrit Kombëtar drejt hapësirave para Rektoratit të UP-së ‘Hasan Prishtina’, dhe i ftojmë ët gjithë ata që konsiderojnë që vendimet e rektorit janë të drejta ta mbështesin këtë marsh”, ka deklaruar ai.

Studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët do ta përkrahin nesër rektorin Ramadan Zejnullahu, kishin protestuar vazhdimisht deri në shkarkimin e ish rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të...

Lajmet e Fundit