7.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Veseli: Edhe George Bush ishte drejtor i CIA-s

Kadri VeseliKryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka premtuar se do të jetë i përgjegjshëm në respektimin e të gjithë deputetëve, pa dallim, në respektimin e fjalës së tyre – në respektimin e ligjshmërisë së Republikës së Kosovës.

Në emsionin Zona B, të Klan Kosovës, Veseli ka theksuar se posti i kryetarit të parlamentit të Kosovës, është vazhdimësi e aktiviteteve të tija politike.

“Në jetën time jam ballafaquar me shumë përgjegjësi dhe vendime të mëdha që kanë pasur të bëjnë me vendin. Edhe kjo është një vazhdimësi, natyrisht në rrethana tjera. Ishtë një çështje e besimit dhe ishte vendim individual”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe rreth rolit që do të luaj ai në respektimin edhe të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht komunitetit serb.

“Veçanërisht në këto rrethana për mua është momenti që të dëshmojmë gatishmërinë tonë të tolerancës por edhe të përgjegjshmërisë. Ne jemi 120 deputetë të zgjedhur nga qytetarët, të gjithë i kemi të drejtat e barabarta. Serbët janë qytetarë të republikës sonë. Është e vërtetë që në të kaluarën kemi luftuar kundër një regjimi, por asnjëherë nuk kemi qenë kundër serbëve, si popullatë”, ka thënë Veseli.

Në pyetjen se si u përgjigjet zërave, se një shef I një shërbimi secret nuk mund të ushtrojë poste të larta publike institucionale, Ish shefi I SHIK-ut, ka thënë se e respekton çdo mendim, por bënë thirrje që sidomos figurat publike duhet të jenë të përgjegjshëm në thënien e fjalës publike.

“Një nga presidentët më të veçantë të SHBA-ve, presidenti George Bush, ka qenë drejtor i CIA-s”, ka thënë Kadri Veseli.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit,...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit