6.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Molliqaj: Isa Mustafa, vetëm ligjërues i ekonomisë, jo njohës i saj

DardanMolliqaj-vvSekretari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se marrëveshja për qeverisjes e Kosovës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së është më e keqja e mundshme e shumë vështirë se vendi do të ndryshojë me këtë qeveri.

Ai në emision Debat të Klan Kosovës ka thënë koalicioni paszgjedhor VLAN ka qenë mundësi e mirë për një kulturë të re politike, mirëpo ka akuzuar LDK-në dhe Isa Mustafën për tradhti.
“Atë që bëri Mustafa dhe LDK-ja është mënyrë e turpshme. LDK-ja u largua nga blloku në mënyrë tinëzare, të fshehtë, të paturpshme”, tha ai.

Ai u mor edhe me Kujtim Shalën për të cilin tha se ishte më i zëshmi që blloku të funksionalizohet dhe të jetë në pushtet, por në fund u pajtua me postin e zv/kryeministrit dhe ministrit.

“Me këtë qeveri e kemi rrezikuar shtetin e Kosovës, sepse qysh në ditën e votimit e kemi parë që kjo qeveri nuk është sovrane, por e varur nga Serbia”, ka thënë Molliqaj.

Ai tutje tha se Mustafa është vetëm ligjërues i lëndës së mikroekonomisë, por jo edhe njohjes dhe zbatues i duhur për reforma dhe zhvillim ekonomik.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka kritikuar qeverinë PDK-LDK dhe ekspozenë e kryeministrit Isa Mustafa, për të cilin tha se ka qenë bosh dhe jo program i mirëfilltë qeverisës.

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit