15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

LDK “zbutet” për FARK-un

isa mustafa 3Zotimi i zyrtarëve të LDK-së për ta futur FARK-un si kategori ligjore, kurdo që të vinin në pushtet, po del të jetë vështirë i realizueshëm.

Për të përmbushur këtë premtim, LDK do të duhet ta bindë partnerin e saj në Qeveri, PDK-në, e cila në vazhdimësi e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Kësisoj, kjo kategori ligjore dhe ligje të tjera do të jenë teste të mëdha të cilat do ta sfidojnë jetëgjatësinë e këtij koalicioni, shkruan “Tribuna”.

Ministri i sapoemëruar i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se ai ende nuk e ka pranuar detyrën dhe se tani për tani nuk ka përgjigje për këtë.

“Duhet hulumtuar ambientin se si qëndron puna dhe duhet bërë një analizë të punës se ku është zhvilluar, çka është zhvilluar pastaj të shohim”, ka thënë Demolli. Sa i përket deklaratave të mëhershme të zyrtarëve të LDK-së, ai ka thënë se ato janë deklarata të zyrtarëve politikë. ”Ne jemi në ekzekutiv dhe të shohim, sepse nuk mund të themi asgjë tash për tash. Nuk e di se kur do të kalojë në Kuvend shndërrimi i Forcës në ushtri, sepse ende se kam marrë detyrën dhe nuk mund të themi data”, ka thënë Demolli.

Ndërsa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Qeveria akoma zyrtarisht nuk ia ka filluar punës. Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të kërkojë që FARK-u të futet si kategori ligjore. Sipas tij, të hënën zyrtarisht fillon punën Qeveria dhe kur të bëhet marrëveshja në mes të PDK-së dhe LDK-së, pritet të këtë mirëkuptime mes partnerëve qeveritarë.

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Lajmet e Fundit