Komuna e Prizrenit, merr vendim për mirëmbajtjen e tregjeve

Ramadan muja me drejtorKëshilli i Ekzekutivit të Prizrenit ka marrë disa vendime për interes të qytetarëve.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha,tregoi se në këtë mbledhje është marrë vendim për rregullimin dhe mirëmbajtjen e zonave të tregjeve në qytetin e Prizrenit.

Sipas tij, po ashtu është marrë vendim për rregullimin e sallës për nevojat e shkollës së muzikës “ Lorenc Antoni” në afërsi të Kishës Katolike.

“Sikurse edhe viteve të kaluara, komuna e Prizrenit me rastin e festave të fundvitit do të vijojë me aktivitetin e dhurimit të pakove për fëmijët bonjakë dhe ata me nevoja të veçanta”, njoftoi Berisha. Në këtë takim janë marrë edhe disa vendime të tjera, që sipas zyrtarëve komunal të Prizrenit kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve/TVPZ/

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit