Me nderime të Gardës, Thaçi ia dorëzon detyrën Mustafës

thaci mustafa nenshkrim marrveshjeIsh kryeministri Hashim Thaçi ia dorëzoi të premten detyrën e kryeministrit, kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Ish kryeministri Thaçi dhe kryeministri i ri, Mustafa parakaluan para Gardës Ceremoniale, ndërsa pas intonimit të himnit, hynë në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, është bërë e ditur se në ora 15:00 do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës.

Në ditën e parë të punës si kryeministër, Isa Mustafa është kërcënuar me protesta nga sindikalistët për shkak të deklaratave të tij se nuk do të ketë rritje të pagave më 2015. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), janë shprehur të zhgënjyer me deklaratat e Mustafës.

“Ndonëse nga shërbyesit civilë të Kosovës pritej me padurim ngritja e pagave për vitin e ardhshëm prej 25 për qind që ishte premtuar nga ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tani Zëvendëskryeministër, BSPK ndjehet e zhgënjyer me deklaratën e Kryeministrit të porsazgjedhur të Kosovës Isa Mustafa se kjo ngritje nuk do të ndodhë”, thekson deklarata për media e BSPK-së.
BSPK-ja konsideron se mos respektimi i premtimit për ngritjen e pagave për shërbyesit civilë është një shpërfillje eklatante ndaj kësaj kategorie punëtorësh.

Nëse nuk do të respektohet premtimi i dhënë, atëherë BSPK do t’i shqyrtoj edhe variantet e lejueshme të veprimit sindikal për realizimin e të drejtave që u përkasin /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së...

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Lajmet e Fundit