15.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Universi dhe veshjet e Elvis Presley-t ekspozohen në Londër

Elvis PresleyKadillaku i famshëm roz i Elvis Presley figuron mes 300 objekteve që do të ekspozohen në Londër duke filluar nga sot, në një nga ekspozimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë për “King”-un në Evropë.

Kostume të skenës, instrumente muzikore apo bizhu, shumica e objekteve të ekspozuara nga “O2 Arena” nuk kishin lënë kurrë më parë “Graceland”-in (vendi ku jetoi Elvis-i) në Memfis, në shtetin e Tenesi.

Një pjesë tjetër që do të gjendet në ekspozitë, përveç Kadillakut që ai e ka përdorur në turet e tij para se t’ia ofronte mamasë së tij, është edhe kostumi i bardhë ku është qëndisur një shqiponjë amerikane që këngëtari e mbante gjatë koncertit mitik në Aloha në Havai në vitin 1972.

Mes veshjeve të tjera të “King”-ut firgurojnë një kostum me fletë metalike që ai e mbante mbi skenë në vitin 1957 dhe një tjetër në lëkurë të zezë gjatë turit “Comeback Special” në vitin 1968.

“Ne jemi përpjekur të zgjedhim gjërat që kanë një interes njerëzor. Që të tregojmë kush ishte njeriu prapa skenave, kush ishte ai në teatër, në ‘Graceland’, ai që dashuronte… unazat, bizhutë, kitaret e tij”, tregon Priscilla Presley, ish-nusja e Elvis-it, që merret me menazhimin e “Graceland”-it.

Një set bongosh që Priscilla ia kishte dhuruar atij për Krishtlindje mund të ekspozohen gjithashtu në këtë ekspozitë.

Vizitorët do të mund të zbulojnë gjithashtu edhe bilardon në të cilën Elvis-i luante me “Beatles”-at gjatë një vitizte të grupit në vitin 1965.

Ekspozita e “O2 Arena” do të mbahet hapur deri në 31 gusht 2015.

Më Shumë

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Dëmtohen varrezat në Rahovec, policia nis hetimet

Një rast i dëmtimit të varrezave ka ndodhur pasditen e së hënës në Rahovec. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur...

Lajmet e Fundit