12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Isa Mustafa mban peng zgjedhjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

IsaMustafa-LDKZgjedhja e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, ka mbetur peng i liderit, Isa Mustafa. Kandidatët për kryetar, janë në pritje të mbajtjes së më shpejt të Kuvendit Zgjedhor në të cilën do të zgjidhet kryetari i Degës së këtij subjekti politik në Prizren.

Këshilli Drejtues i LDK-së në Prishtinë, muajin e kaluar ka marrë vendim që të pezullojë për një kohë të pa caktuar zgjedhjen e kryetarit të Degës në Prizren.
Koordinatori Shtabit Zgjedhore të LDK-së, Hanefi Muharremi tha se Dega është e përgatitur që të mbajë zgjedhjet kurdo që merr vendim Kryesia në Prishtinë.

“Ne jemi të gatshëm t’i mbajmë zgjedhjet kurdo që Kryesia në Prishtinë vendosë”,ka thënë për Muharremi për “PrizrenPress” .

Sipas tij, LDK-ja në Prizren nga shtatori ka mbajtur zgjedhjet nëpër të gjitha nëndegët dhe është e gatshme të zgjedhë edhe kryetarin.

“Kuvendi Zgjedhor është shtyrë për shkak angazhimeve që ka pasur Isa Mustafa në ndërtimin e institucionave të Kosovës. Shpresojmë se tash do të aktojë ditën e Kuvendit Zgjedhor dhe se do të gjen kohë që të jetë prezent në këtë kuvend”, tha Muharremi.

Kandidatë për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren janë: Haxhi Avdyli, Ridvan Hoxha dhe Hanifi Muharremi.

Pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit, Eqrem Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ai dorëheqjen ia ka ofruar liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit dhe garës për deputet të Parlamentit të Kosovës. Kryeziu ishte akuzuar një pjesë e Kryesisë dhe disa nëndegë të LDK-së për mungesë unifikimi dhe humbjen e zgjedhjeve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamilton: Dua të fitoj Botërorin e tetë

Nuk mund të mungonte në eventin mondan më të pritur të vitit. Lewis Hamilton ishte mes protagonistëve të mëdhenj në “Met Gala”, mbrëmjen e...

Mbahen homazhe në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush...

Lajmet e Fundit