Nëndegët e LDK-së në Prizren, bojkotojnë Isa Mustafën

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka kaluar mirë në fshatin Korishë të Prizrenit. Ai është bojkotuar nga degët dhe mbi 20 nëndegë të tjera të LDK-së në Prizren.

Mustafa bashkë me kryetarin e LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziun në fshatin Korishë kanë marrë pjesë në cermonin e kalimit të anëtarëve të LDD-së në LDK. Numri i pjesëmarrësve në këtë cermoni ka qenë tepër i vogël. Përveç, përfaqësuesve të Degës së Prizrenit dhe nëndegëve të Rajonit të Korishës nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues tjetër i këtij subjekti politik.

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Korishë, Agim Muçaj pranon se numri i pjesëmarrësve në këtë takim nuk ka qenë i madh.” Nuk ka qenë fushatë zgjedhore. Ka qenë takim me rastin e kalimit të LDD-së në LDK”, tha Muçaj për “PrizrenPress”.Ai tregon se në këtë takim kanë qenë të ftuar vetëm nëndegët e LDK-së të Rajonit të Korishës.

Kryetari i Degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj konfirmon se nuk kanë qenë të ftuar nga Dega e LDK-së në Prizren, që të marrin pjesë në këtë takim në Korishë. “ Nuk kemi qenë të ftuar, prandaj cka kemi pas me lyp në atë takim kur nuk kemi pasur ftesë”, tha Vezaj.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se bojkotimi i kryetarit Isa Mustafës nga nëndegët e LDK-së në Prizren, është bërë për shkak pakënaqësisë që është krijuar për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Mbi 20 nëndegë të LDK-së në Prizren, nëpërmjet një kërkese javën e kaluar kanë kërkuar nga Isa Mustafa, që të përzgjidhet me marrëveshje kandidati për kryetar të Prizrenit. Ata propozojnë që të mbahet një Kuvend, i cili do të nxjerrë një kandidat të pakontestueshëm nga askush. “Kërkojmë edhe nga Kryesia e LDK-së në Prizren, që emërimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, të dalë me marrëveshje gjithëpërfshirëse duke dëgjuar edhe zëri i të gjitha nëndegëve”, thuhet në kërkesën e nëndegëve të LDK-së në Prizren, dërguar kryetarit të tyre Isa Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë.

Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ndërkaq, nuk ka pranuar të përgjigjet për pakënaqësin që është krijuar për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit. I pyetur për krijimin e kësaj pakënaqësie, Mustafa nuk ka pranuar të përgjigjet.” Sot nuk kemi ardhur për këtë punë”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj tha ndërkaq, se shpreson që Isa Mustafa, do të marrë seriozisht kërkesën e 22 nëndegëve të LDK-së në Prizren. “Deri më tash nuk kemi marrë përgjigje dhe as nuk jemi takuar me Isa Mustafën për këtë punë”, tha Vezaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit