9.3 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Kjo është përgjigja e Maria Bamieh për Rastin “Kiçina”

Marie Bamieh-prokuroreIsh-Prokuroria e EULEX-it, Maria Bamieh, ka treguar se kishte pasur interesim të merrej me rastin “Kiçina”, por i ishte pamundësuar nga Shefi i saj, Jonata Ratel. Në një përgjigje me shkrim, Bamieh i ka shkruar Faton Kiçinës se Ratel…

Ish-Prokuroria e EULEX’it, Maria Bamieh, ka treguar se kishte pasur interesim të merrej me rastin “Kiçina”, por i ishte pamundësuar nga Shefi i saj, Jonata Ratel.

Në një përgjigje me shkrim, Bamieh i ka shkruar Faton Kiçinës se Ratel kishte thënë se rasti i tyre i takonte mbrojtjes.

Nga 11 të akuzuar sa kishte në fillim “Rasti Kiçina”, ky grup 5 prej tyre u liruan në shkallën e parë si të pafajshëm përderisa 3 të tjerë u liruan në shkallën e dytë përfshirë këtu edhe Skender Halilajn të akuzuarin kryesorë. Ndërsa me nga 30 vite burg u dënuan Burim dhe Arsim Ramadani e Arben Kicina, dhe me 15 vite Jeton Kiçina, transmeton express.

Pershendetje, Maria !

Une jam vllau i Burim dhe Arsim Ramadani te njohur si rasti Kiqina ,me te cilin rast jeni marre edhe ju ,ku ne fillim keni pasur kontakte edhe me mua dhe Arben Kiqinen ..

Ju se fundi keni pohuar se shefat e juaj nuk ju kane lene te mireni me ket rast .

A eshte e mundur qe nga ju te kemi nje deklarate zyrtare te shkruar per kete rast se ju nuk jeni lejuar nga shefat e juaj te mireni me rastin ,ose te folni per publikun .

Qe 13 vite ne jemi duke kerkuar drejtesi ,dhe ne si familjare dyshojme se kryesit e kesaj vepre kriminale jane te lidhur ngusht me klanet nderkombetare dhe jane duke u munduar ta fshehin krimin qe e kane bere .

Si rezultat i padrejtesise vellezerit e mi jane duke u mbajtur ne burg qe 13 vite te PAFAJSHEM .

Ti nese na tregone te verteten e keti rasti ti na ndihmon se ata qe e kan kryer ket rast te dalin para drejtesise dhe vellezerit tane te lirohen si te pafajshem !

Mesazhi i kthyer ne forme deklarate nga Maria Bamieh

I nderuar Arsim

Une munde te konfirmoj se Jonathan Ratel ka refuzuar qe une te mirem me kete rast.

Ai ka thene se kjo eshte finale dhe une nuk duhet te mirem me kete rast se kjo i takone mbrojtjes.I kam spjeguar qe mbrojtja nuk ka mundesi tjeter qe ta shikoj kete rast ,por ai ka refuzuar.

Besoj se kjo te ndihmon

Maria Bamieh

Më Shumë

Edhe një grua në pozitë udhëheqëse në Dragash: Blerina Kamberi U.D. Drejtoreshë e Çerdhes

Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Blerina Kamberi U.D. të drejtoreshës së Çerdhes në Dragash, detyrë që ajo do ta ushtrojë deri...

Kujtimet që ndriçojnë të shkuarën e kinemasë në Prizren, rrëfimi i Hadije Gështenjës shpaloset në Kino Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi të mërkurën më 16 prill prej orës 19:00 vijon me programin e filmave të dedikuar Kinemasë së Kujtimeve, të fokusuar në përjetimet dhe...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit