Formimi i FAK-ut midis Prishtinës dhe Beogradit

FSK-marrshNjë prej dy prioriteteve të para që ka vendosur kryeministri Isa Mustafa me të marrë detyrën e re është krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Mandatin e kaluar ish-kryeministri Hashim Thaçi nuk kishte arritur ta fitonte përkrahjen e serbëve që konsideroheshin më luajalë se aktualët në Kuvend, me gjithë përpjekjet “mbinjerëzore” për t’u siguruar atyre vendet e rezervuara edhe për një mandat tjetër, në këmbim të votës për ushtrinë.

Madje Thaçi gjithë fajin ia kishte hedhur LDK-së për mosvotimin e amendamenteve kushtetuese. Tani Mustafa, që u bë partner i Thaçit në qeverisje, përveç përmendjes si prioritet kryesor krijimin e FAK-ut, nuk ka treguar se si do t’i qaset partnerit tjetër- Listës Serbe, pa votat e të cilëve nuk mund të bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuese. As nga Lista Serbe nuk kanë treguar nëse do të votojnë për ushtrinë e Kosovës/koha/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit