3.3 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Përfundon seanca: Nuk aprovohen komisionet parlamentare

Kuvendi Kosoves14-08(I plotësuar) Ka përfunduar seanca e Kuvendit, në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Komisioneve Parlamentare në Kuvend.

Miratimi i komisioneve ka dështuar, për shkak të mospasjes së shumicës, për aprovim.

Haxhiu: Kapja po vazhdon

Deputetja Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se kapja dhe kontrolli i kësaj Qeverie po vazhdon edhe në Kuvend.

Sipas saj, koalicioni qeverisës kontrollon 10 komisione, ndërkohë rregullorja e Kuvendit e thotë se kryesia do ta ketë parasysh ndarjen e komisioneve në proporcion me fuqinë politike të grupeve, ndërkohë propozimi që është sjellë tregon që kjo ndarje nuk është kështu, madje siç tha ajo, me shumë apetit dhe zell u kujdesën që disa komisione mos të drejtohen nga opozita.

VV do të angazhohet që gjatë këtij mandati të ndryshohet kjo praktikë në mënyrë që Kuvendi mos të bie pre e kontrollit qeveritar.

Kurse, Armend Zemaj i LDK-së, tha se jemi vendi i vetëm që kemi kaq shumë Komisione. Edhe Alma Lama nga LDK tha se 80 % e anëtarëve të komisioneve nuk din anglisht dhe kjo ndoshta është bërë që ministri i jashtëm, Hashim Thaçi të kryejë punë pa ditur anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme.

Kurse, Kadri Veseli iu është përgjigjur se disa e dinë e disa e meshojnë.

Fillon seanca, ankohet opozita

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ankesa të opozitës sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje shprehu pakënaqësinë me mënyrën e ndarjes së komisioneve, duke thënë se opozita do të duhej të drejtonte më shumë komisioneve për shkak se do ta mbikëqyrnin më mirë Qeverinë.

Donika Kada Bujupi e AAK-së tha se formula e ndarjes nuk avancon demokracinë dhe mbikëqyrja e qeverisë ka mundur të jetë më e mirë nëse do të ndaheshin një komision nga pozita, një nga opozita.

Ndërkohë, komunitetet pakicë po refuzojnë të tërhiqen nga komisionet.

Më Shumë

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Totaj priti ambasadorin e Hungarisë, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux. Gjatë takimit, kryetari Totaj e njoftoi...

Lajmet e Fundit