Deputetët e AAK-së nënshkruajnë Kodin e Etikës

Deputetet e AAKDeputetët e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar Kodin Etik, me të cilin synojnë rritjen e transparencës, marrjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës, zbatimin e ligjit dhe respektimin e institucionit të Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se institucionet ndërkombëtare dhe vendore gjatë periudhave të ndryshme të legjislativit kanë pas ankesa konkrete në mungesën e zbatimit të përgjegjësive.

Prandaj sipas saj “kjo nismë është një nismë shtesë dhe përkushtim shtesë me qellim të avancimit të demokracisë, me qëllim të avancimit të punëve, dhe llogaridhënies në raport me qytetarët”.

Ky Kod, përbëhet nga 7 nene që përfshijnë deklarimin e konfliktit të interesit, mitmarrjen/konfliktin e interesit, dhuratat, përdorimin e burimeve publike, përdorimin e informacionit konfidencial, detyrat si deputet i Parlamentit, punësimin ose angazhimet dytësore.

Nënshkrimi i Kodit të Etikës nga deputetët e AAK-së u bë vetëm tri ditë pasi kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, u shpreh i ashpër ndaj zyrtarëve të partisë të cilët mund të jenë të përfshirë në keqpërdorime, madje duke paralajmëruar edhe përjashtimin e tyre nga partia.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit