Remi: Eksodi i të rinjve, kjo është e dhimbshme

RrustemMustafa–RemiDeputetin e PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, po e shqetëson ikja masive e të rinjve nga Kosova. Ai e quan të dhimbshme që 15 pas luftës kasta politike e Kosovës nuk arriti të sigurojë mirëqenie sociale.

“Liria solli një kastë politike e cila prodhoi në shumë segmente politika të mira, mirëpo përveç të mirave ndodhi një e keqe e madhe , që sot e 15 vite pas lufte nuk arritëm të sigurojmë mirëqenie sociale ku si pasojë ndodhi eksodi aq i madh i rinisë. Kjo është e dhimbshme!”, ka shkruar Rrustem Mustafa në Facebook.

Ai habitet me porositë e disa politikanëve ‘Mos ikni nga Kosova se s’jep askush asgjë’, ‘Të rinjtë po ikun në mungesë të vizave’, etj.

“Kjo politikë nuk i duhet vendit . Qeveria e Kosovës duhet të marr obligim që të krijoj kushte dhe zhvillim ekonomik ku qytetarët me asnjë çmim nuk do të iknin nga atdheu i tyre ,por të qëndrojnë dhe punojnë këtu. Politika duhet të krijojë mundësi të reja për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Remi.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit