Prioritetet e Qeverisë nuk materializohen me buxhet

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisPrioritetet e Qeverisë së re do të mbeten vetëm në letër, së paku deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Kjo për shkakun se prioritetet nuk do të mbështeten me Projektbuxhet.

Kabineti Mustafa ka aprovuar të hënën të njëjtën përmbajtje të Ligjit mbi buxhetin, të cilën e kishte hartuar dhe aprovuar Kabineti Thaçi.

Fare pak ndryshime do të mund të bëhen ndërmjet shqyrtimit të parë dhe të dytë të buxhetit në Kuvend. Ndërkaq, ndryshime më të mëdha është paralajmëruar të ndodhin tek në rishikim të buxhetit, që bëhet në gjysmëvit.

Se prioritetet nuk do të reflektojnë në buxhet, e ka pranuar edhe ministri i ri i Financave, Avdullah Hoti.

“Duke qenë të vetëdijshëm që programi qeverisës do të përgatitet, do të kalohet në Qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend për aprovim, do të reflektohet tek në rishikimin e buxhetit që mund ta bëjmë nga mesi i vitit 2015”, ka thënë Hoti../koha ditore/

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Lajmet e Fundit